HOTEL NEPTUN – Dubrovnik

EUR  69,00
(Cmimi per person ne dhome dyshe )
  • 2 Nete / 3 Dite

This slideshow requires JavaScript.

Itinerari

DITE 1

Nisja me makine personale per ne Dubrovnik ne Neptun Hotel. Hoteli ndodhet ne zonen turistike te Dubrovnikut, ne gadishullin Lapada, ne Babin Kuk. Ndodhet 2 milje e gjysem larg qendres se Dubrovnikut (qytetit te vjeter). Hoteli ka disa tipe dhomat : standart, panoramic (me pamje nga deti), dhome familjare. Ne total jane 92 dhoma te cilat jane te pajisura me televizor, telefon, ajer te kondicionuar, tualet me dush. Restorant ne hotel, Pool bar, Lobby bar. Hoteli ofron ne sherbim te pushuesve bare dhe restorant, salon bukurie, ping-pong, golf, programe ditore dhe mbremje show, eskursione dhe bicikleta me qera, internet, qender fitness, sauna, cadra dhe shezllone, peshqire plazhi. Akomodimi hotel.

DITE 2

Mengjesi ne hotel dhe dite e lire ne dispozicion. Mengjesi ne Hotel dhe dite e lire ne dispozicion. Gjate dites ju sugjerojme te vizitoni qytetin e vjeter te Dubrovnikut. (Ndryshe konsiderohet si Venecia ne miniature), Dubrovniku ofron nje turizem si kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Ju mund te vizitoni: Manastirin Francescan & Domenican ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit ). Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios, Farmacia e vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Gjithashtu mund te realizoni nje shetitje me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese). Ne kete qytet atraksion per tu vizituar mbetet edhe Ura Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat: Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Akomodimi ne hotel.

DITE 3

Mengjesi ne Hotel dhe check out nga Hoteli. Ne ju sugjerojme ne kthim te vizitoni qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e Shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Cavtati eshte nje gadishull i ndare ne dy gadishuj me te vegjel dhe njekohesisht me dy porte detare. Ne vazhdim do te shihni Kishat dhe Monumentet e tjera historike. Ne qytet ndodhen edhe shume Resorte turistike qe presin turiste nga e gjithe bota. Gjate rruges se kthimit ju sugjerojme te drekoni ne qytetin e Kotorrit. Kotorri eshte nje vend teper turistik i cili eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Ai ka formen e nje trekendeshi me tre Porta, duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit. Aty do te keni mundesi te shihni Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Ndryshe quhet Qyteti i Mbretereshes Teute me nje qyteze brenda Kalase dhe me nje Keshtjelle ne maje te malit. Gjatesia e mureve arrin deri ne 4.5 km dhe ato jane ndertuar nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te.

 

Te perfshira

  • Akomodimi 2 net ne Standard Double Room me mengjes te perfshire
  • Perdorimin e Qendres se fitnesit, Sauna, pishines se brenshme
  • Parking Falas

Te paperfshira

  • Drekat
  • Transporti
  • Taksat Turistike

Dergo Kerkes:

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s