Pragë – 5 Ditë €349

Itinerari:

Dita e Parë, 19 Shtator 2017: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 15.30 – Mbrritje më 17.00. Transfertë Aeroporti i Budapestit dhe vizitë panoramike rreth 2 orë e Budapestit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 20 Shator 2017: Mëngjesi në hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesë dhe Vizitë panoramike rreth 2 orë në Bratisllavë. Vazhdimi i udhëtimit për në Pragë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 21 Shtator 2017: Mëngjesi në hotel. Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 22 Shtator 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 23 Shtator 2017: Mëngjesi në Hotel. Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 13.25. – Mbrritje më 14.50. Fluturimi për në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALE: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. – €18

Vjeshtë në Pragë, 5 Ditë €349

LISTA E ÇMIMEVE

Çmimet e dhomave

nga 19/09/2017 në 23/09/2017 Tarifa per Person
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)

Book

€349,00

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s