Barcelonë 4 Ditë €399

Itinerari:

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 18.00, Mbrritja në Barcelonë në orën 20.45. Transferta në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi i Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Keshtjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek tek Torre Agbar. Pasditja e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monserrat (pagesë shtesë). Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e TretëMëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës, si: Sheshi Espanja dhe Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d’Arts. Do te vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugën tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Güell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë. Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy Kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmë tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeum edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Güell, i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Pasdite vonë, transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.20. Mbrritja në Shkup në orën 23.55. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

 

Me Shume Detaje:

Nisja më 5 dhe 26 Nëntor

Përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup – Barcelonë – Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

LISTA E ÇMIMEVE

nga 05/11/2017 në 08/11/2017 Tarifa
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur) € 399.00
nga 26/11/2017 në 29/11/2017 Tarifa
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur) € 399.00

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe.

REZERVO TANI:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s