Dubai 5 Ditë €599

Itinerari:

Dita e Parë, 26 Tetor 2017: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.35, Mbrritja në Dubai në orën 20.35. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 27 Tetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj.
(Opsionale), Darkë Luksoze në Hotelin Burj Al Arab, Hoteli më luksoz në botë dhe i vetmi hotel me 7 yje.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 28 Tetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë për të bërë pazar në disa nga Qendrat Tregtare të Dubait.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 29 Tetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
(Opsionale), Në mbrëmje, shëtitje e organizuar me anijen tradicionale “Dhow” ku do të shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, e shoqëruar kjo me një darkë bufe në ambientet e anijes.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 30 Tetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.15. Mbrritja në Shkup në orën 12.05. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

 

Hoteli ku do te akomodhet grupi

Dream Palace 3* – Al Muraqqabat Rd – Dubai – Emiratet e Bashkuara Arabe – http://www.dreampalacehotel.ae/

 

Me Shume Detaje:

Përfshin:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai.
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:

1. Shtesë për Vizë Hyrje – €79
2. Darkë në Hotel Burj Al Arab – €179
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa – €49
4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow – €43
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë – €47

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

Çmimet e dhomave

nga 26/10/2017 në 30/10/2017 Tarifa
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur) € 599.00

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe.

REZERVO TANI:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s